Françeska nuk ka ndërmend t’i ndahet Heidit dhe e ndjek atë nëpër shtëpi duke e akuzuar për gjëra nga më të ndryshmet edhe pse nuk merr përgjigje.
Konkurrentja i tha Heidit se disa ditë pasi e quajti Liam Osmanin manjak, banorja për 3 ditë rresht ka qeshur me këtë të fundit.
“Të erdhi me banane të goja dhe të qeshte buza nga ky manjaku që ti kishe nevojë të ruheshe”– iu drjetua Françeska-Heidit, e cila u shpreh se nuk po qeshte por ishte duke debatuar me Liamin.
Sipas modeles, Baçi pas këtij veprimi e ka nxjerrë fytyrën e vërtetë, sepse ka 3 ditë që qesh me personin që e quajti “manjak.