Monika i edhte kthyer jetës normale, duke lënë pas bujën që i dha “Big Brother”.
Tashmë, koha e saj ndahet mes angazhimeve në punë dhe detyrës si mama, të shpeshta kanë qenë rastet kur ajo ka folur për raportin që ka me të bijën, duke qenë më shumë si dy mikesha.
E këto foto të realizuara nga paparaci ynë e tregojnë më së miri këtë, ndonëse prej vitesh Tea jeton në Gjermani, të shpeshta janë vizitat që i bën nënës së saj.
E kur Tea vjen, si dy mikesha e kalojnë kohën duke bërë shoping në Bllok.
E veshur me një fustan të zi dhe tejet elegant, Monika ka treguar edhe njëherë format e saj perfekte, nga ana tjetër, Tea kishte zgjedhur një veshje disi më sport ku kostumin free size ngjyrë lejla e kishte kombinuar me atlete.
Me çanta në duar, dy vajzat duken të lumtura pas blerjeve të shumta që kanë bërë. /Panorama