Fotoja e Justin Timberlaket pas arrestimit pasi po ngiste makinën në gjendje të dehur, është kthyer në një vepër arti. Sipas “New York Post”-it, fotoja e tij ndodhet në muzeun “Romany Kramoris” në Sag Harbor – qyteti i vogël ku ai u arrestua.
Pronari i muzeut u shpreh se kur artisti i veprës, Godfrey Lohman solli veprën (e cila ofrohet në disa ngjyra) në muze, reagimi i tij ishte:
“O Zot! Kjo është fantastike! Është thjesht fantastike”, duke shtuar se vepra shitet për 520 dollarë dhe do të jetë “limited edition” për verën.
Ndërsa një prej punonjësve të muzeut tha për Page Six se fotoja është vepra më e re bashkëkohore. “Është kryevepër”, u shpreh ai