Një modele 22-vjeçare po përballet me deri në pesë vjet burg pasi u fotografua në një monument mbretëror tajlandez.
Pim Atchapara, siç quhet modelja, shkaktoi zemërim kur pozoi me një veshje zbuluese përpara një statuje të mbretit Rama I në provincën Buriram më 24 mars.
Në foto, modelja 22-vjeçare ka veshur një fund shumë të shkurtër ngjyrë kafe, përmes të cilit i dukeshin të brendshmet dhe një bluzë të kuqe. “Ju lutem vizitoni qytetin tim”, ka shkruar modelja fotot. Pas postimit të fotove, banorët e zonës njoftuan policinë, ndërsa Astapara u përpoq të shmangte më të keqen duke postuar foto në të cilat shfaqej duke bërë homazhe për statujën, duke pretenduar se donte vetëm të ftonte turistët në zonë.