Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit.
Prej ditësh po thuhet se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies që nisi brenda reality show-t, “Big Brother Vip”, ndërsa nuk pati asnjë reagim nga ana e tyre.
Derisa vetë Heidi vendosi të postojë një status në profilin e saj të Tweeter, të cilin e fshiu shumë shpejt.