Flori vazhdon “thumbat” ndaj Albanit
Flori Mumajesi ka vazhduar me ‘’thumbat’’ drejtuar Alban Skënderajt. Pasi publikuan këngë në të njëjtën ditë, artistët e njohur që konsiderohen edhe si rivalë në muzikë, kanë hedhur disa shaka drejtuar njëri-tjetrit.
Artistët suportuan projektet e tjetrit duke i shpërndarë në rrjete sociale, por duke fshirë emrat e njëri-tjetrit. Shakaja ka vazhduar ende edhe në një postim në feed në Instagramin e Albanit. “Mua vetëm pjesa e Elgit Doda më pëlqen”, i ka komentuar Flori. Dhe kundërpërgjigjia e Albanit nuk ka munguar:
“Ky quhet bullizëm! Megjithatë, Nina super këngë përveç pjesës tënde”. Por Flori nuk u ndal me kaq. Ai ka vazhduar me ‘’thumbat’’ ndaj Albanit, kësaj radhe duke përdorur një video të realizuar nga Afterparty.al me Miranda Dupin.
Dizajnerja e njohur zgjodhi të flas për stilin e Alban Skënderajt ndërsa Flori ka ndarë një pjesë, ku gjersa flet Miranda dëgjohet një bori makine. “Dëgjoje me vëmendje pak atë borinë, sa përmendet emri MAP MAP… Ai jam unë’’, shkruan Flori gjersa më poshtë etiketon Albanin. ‘’Mos e bullizo kur thotë Albani përshembull që kjo më shkon’’