Flaka Krelani ka folur pa doreza.
Flaka Krelani ishte e ftuar së fundi në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera foli edhe për veshjet, transmeton lajmi.net.
Tek kjo pikë, këngëtarja deklaroi se nuk e ka kompleks edhe të blejë rroba që kushtojnë shumë lirë.
“Nuk i kemi na mundësitë me jetu në format e tilla (Versace, Gucci), unë nuk e kam pas asnjëherë kompleks për veshjen, a kushton 2 euro a 3 euro”, ka thënë ajo.
Përmes një postimi në Instagram, ajo reagoi edhe kundër atyre që i komentuan këto deklarata të saj, ndërsa shtoi “Po normal se nuk e kam ndermend me e mar banken me veti kudo qe shkoj, plus ksaj, ato 3 euro dikush nuk i ka! Sa i perket disa komenteve qe po i shoh qe op sillen, u bot ju me me shit mend: #byrek me mish”. /Lajmi/