Këngëtarja Fjolla Morina, gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.
Kjo për shkak se pak ditë më parë kurorëzoi dashurinë me martesë me partnerin e saj, biznesmenin Fisnik Syla, gjersa dasma e tyre luksoze në ishujt Maldive u komentua mjaft shumë.
Ajo tani duket se akoma po shijon pushimet në po të njëjtin vend, e cila nuk mungon me fotografi e video të reja në rrjetet sociale.
LEXO EDHE: Fero publikon sekuenca nga kënga e re
Artistja, e cila në Instagram numëron 428 mijë ndjekës, së fundmi solli disa video atraktive ku pozon në një vaskë të mbushur më trëndafila.