Fjalët e Ronaldos pas dy golave të shënuar
Cristiano Ronaldo është shpëtimtari i Manchester Unitedit sërish. Portugezi shënoi dy gola për të barazuar 2:2 ndaj Atalantas.
LEXO EDHE: Sabiani rikthehet sërish në shtëpinë e Big Brother
Golin e parë e realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë, kurse të dytin në minutat shtesë të pjesës së dytë
Pas ndeshjes, Ronaldo tha se ndihet shumë i lumtur, por ekipi duhet të përmirësohet ende.
“Ishte ndeshje e vështirë. Ne besuam deri në fund dhe ndihmova ekipin të fitojë një pike dhe jam shumë i lumtur. S’u dorëzuam asnjëherë. Besuam deri në fund. Duhet të përmirësohemi, kemi lojtarë të ndryshëm, sistem të ndryshëm, duhet të përshtatemi me njëri-tjetrin, por do të duhet kohë. Kemi kohë të përmirësohemi dhe të jemi më të mirë”, tha Ronaldo.