Kandidati për kryetar të Podujevës nga Partia Fjala, Xhevdet Maloku është terhequr nga gara në momentet e fundit.
Një problem në shpatull është dhënë si arsye që Fjala mos të futet në zgjedhjet e jashtëzakkonshme në Podujevë.
“Të nderuar qytetarë të Podujevës, me lejoni që të konfirmoj mos pjesëmarrjen time si kandidat për të parin e Podujevës në zgjedhjet e 15 marsit.
Ky vendim erdhi si rezultat i gjendjes shëndetësore konkretisht një frakture në shpatullën e majtë, lendim ky nga data 28.01.2020.
Vullneti dhe dëshira ishin të mëdha prandaj pritëm deri në momentin e fundit sesi po ecën gjendja e shpatullës por pas rekomandimit të ortopedit atëherë morëm vendimin që në këto zgjedhje të mos përfshihemi në garë.
Ne FJALA dega në Podujevë u bëjmë thirrje qytetarëve që të vendosin për ndryshim dhe jo për keqqeverisje tjera të LDK-së.
Të gjithë kandidatëve pjesëmarrës u dëshirojmë suksese dhe punë të ndërshme e në të mirën e qytetarëve” ka thënë Xhevdet Maloku në njoftim./Indeksonline/
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)