Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë këto kohë, për shkak të arrestimit dhe lidhjes së saj të re.
Menjëherë pas ngjarjes së bujshme, këngëtarja bëri publike lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.
LEXO EDHE:
Morena i jep fund lidhjes me partnerin misterioz?!
Ajo ka treguar se ndihet shumë e lumtur pranë tij dhe duket se çdo ditë surprizat nga Fisniku nuk mbarojnë.
Së fundmi Fjolla ka marrë një buqetë me trëndafila të kuq, që simbolizojnë dashurinë. Ajo e ka ndarë menjëherë në rrjete sociale dhe postimin e saj e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.
Kujtojmë se para disa javësh Fjolla Morina mori propozim për martesë nga partneri i saj dhe ajo ju përgjigj: “PO”. Prej disa ditësh thuhet se ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. Shumë shpejt, këngëtaren do ta shohim nuse me fustanin e bardhë dhe këtë e ka zbuluar ajo vetë në një InstaStory, teksa shfaqet pranë një stilistit të njohur.