Qeveria e re e Finlandës ka njoftuar se do punojë në hartimin e planeve për t’u dhënë prindërve të të dyjave gjinive lejen e njëjtë prindërore, në mënyrë që ata të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre.
Shtesa e paguar do të rritet në një 14 muaj të kombinuar në një përpjekje për të promovuar mirëqenien dhe barazinë gjinore.
Shteti fqinj i Finlandës, Suedia, ka sistemin më bujar të Evropës për pushimin prindëror me nga 240 ditë secili prind pas lindjes së një fëmije, shkruan BBC.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale, Aino Kaisa Pekonen, u tha gazetarëve se kishte filluar një reformë rrënjësore e përfitimeve familjare me qëllim forcimin e marrëdhënies së prindërve që nga fillimi. //gr/