Fillon testi i arrtishmërisë për nxënësit e klasave të nënta
Ka nisur testi i arritshmërisë për 26 mijë nxënësit e klasave të nënta. Testi do t’i ketë 100 pyetje dhe i njëjti po administrohet nga mbi 2 mijë administratorë. Deri më tash nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.
Këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënës. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI.
Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacionit, Fatmir Elezi ditë më parë ka treguar se përjashtimi nga testimi është ndëshkimi për nxënësit që do të kapen duke përdorur telefonin brenda qendrës së testimit dhe për çka theksoi se do të jenë të pakompromis ndaj atyre që thyejnë rregullat e procesit të testimit.