Gjykata Kushtetuese dje mori vendim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.
LEXO EDHE: Ja si tallet me LDK’në humoristi Vedat Bajrami
Me të publikuar informacioni se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve brenda një
periudhe 40 ditore, të gjithë qytetarët thuajse u inkuadruan në rrjetet sociale për
të filluar me ‘shakatë’ që lidhen me situatën politike institucionale.
Shumë prej tyre lidheshin me informacionin për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr
nga Avdullah Hoti dhe faktin se ai s’do të jetë më kryeministër i vendit.
Nuk u lanë pa u përmendur as Agim Veliu, si ministër i Brendshëm dhe deklarata e tij
e famshme “Shenjë s’ma ka lënë”, e as problemi që iu shfaqë Nismës Socialdemokrate për kalimin e pragut në zgjedhjet e kaluara.
Padyshim nuk mbetën pa u ngacmuar me humor as ish-krerët institucional dhe ata të
huaj të cilët në disa raste u morën nga afër me çështjet shumë të ndjeshme të shtetit
të Kosovës.
Se çfarë do të ndodhë në vend me situatën politiko-institucionale, mbetet të shihet pas vendimit për zgjedhjet dhe paraqitjes së emrave të cilët do t’i kemi në listat e votimeve.