Këngëtarja e njohur Fifi zbuloi se cila është dëshira e saj për këtë vit.
“Qetësi shpirtërore”, shprehet Fifi për dëshirën e saj më të madhe të vitit të ardhshëm, teksa ndër të tjera uron dashuri të sinqertë dhe pa hile.
Së fundmi këngëtarja tregoi se nuk është në një lidhje dhe se po pret “princin” për t’u martuar.
LEXO EDHE: Fytyrat publike që kurorëzuan dashurinë me martesë më 2020
Pavarësisht se Fifi ka treguar se ka një djalë që e dashuron shumë dhe që i ka vendosur, duket se për momentin ajo nuk i ka mirë punët e zemrës.
Urimi i saj për këtë vit ishte mjaft i veçantë dhe prekës, ku edhe më poshtë mund të gjeni postimin e plotë.
“Gëzuar 2021-a nanushat e mi! Inshallah ky vit do na sjellë qetësi shpirtërore, shëndet e të mbushemi e të rrethohemi me dashuri të sinqertë, të pastër e pa hile . Na paftë Zoti e na shtoftë mirësinë e na e bëftë jetën siç i kemi zemrat CHEERS TO A HAPPY NEW YEAR!“.