Mbrëmjen e së premtes në skenën e Dancing With The Stars Albania, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Filloreta Raçi – Fifi, u shpall finalistja e parë zyrtare e këtij sezoni.
Fifi, e njohur për talentin e saj muzikor dhe prezencën e saj karizmatike, tregoi një tjetër talent të fshehur duke kërcyer me një teknikë mbresëlënëse.
Ajo performoi dy kërcime gjatë natës – njërin bashkë me të ftuarin e saj special, aktorin dhe këngëtarin Romeo Veshaj, dhe tjetrin së bashku me partnerin e saj, balerinin e talentuar Graciano Tagani.