Ferizaj po përballet me reduktime të ashpërta të energjisë elektrike
Që nga ora 10:00 deri në 16:00 nuk do të ketë energji elektrike në ketë komunë.
Si pasojë e kësaj, sipas qytetarëve, po ndikon në ndotjen e ajrit. Pasi që bizneset afariste po detyrohen të aktivizojnë gjeneratorët që të vazhdojnë punën si ditëve të tjera.
Në një video që ka dërguar një lexues i IndeksOnline shihet tymi i zi që lirohet nga gjeneratorët.
Kujtojmë se kohët e fundit qytetet e Republikës së Kosovës po rënditen krahas kryeqytetit të Indisë, New Delhi, për ndotje ajri./indeksonline/