Skuadra e Superligës së Turqisë, Fenerbahce është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Siç raporton “Aspor” mediumi turk, skuadra e Fenerit është favorite për të nënshkruar me lojtarin shqiptar.
Edhe pse Milot Rashica dëshiron të qëndroj në ekipin e Galatasarayt, kjo e fundit nuk po pranon t’i ofroj 11 milionë euro për lojtarin “Dardan”. Në fakt aq po i kërkon edhe ekipi nga Championshipi i Anglisë, Norwich City që ka në pronësi lojtarin kosovar.
Rashica sezonin që lam pas luajti një rol të madh në ekipin e Galatas që fitoi titullin e Superligës së Turiqsë.
26-vjeçari gjatë sezonit në Superligë luajti 26 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri shtatë asiste./Lajmi.net/