Fëmijët tanë po vd’esin”, banorja e Harkivit kërkon ndalimfluturim mbi Ukrainë
Në një intervistë për REL, banorja e Harkivit, Yulia Sukhovyeyeva, i ka bërë thirrje botës që të vendosë zonë ndalimfluturimi mbi Ukrainë, për të ndaluar bom’bardimet nga forcat ruse.
Yulia është një ndër miliona ukrainas që po ikin nga vendi për t’i shpëtuar luf’tës.
Sapo ta nxjerrë fëmijën e saj jashtë, në një vend të sigurt, ajo thotë se planifikon të kthehet në qytetin e saj, ku prindërit e saj vazhdojnë të qëndrojnë, dhe ku forcat ruse po sul’mojnë rregullisht.