Djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, i ka propozuar partneres, modeles Cindy Marina, gjatë pushimeve të tyre në Portofino. Lajmin e ka bërë me dije Cindy, e cila publikoi videon në Instagram.
“Ne” dhe një simbol infiniti shkruhej në mbishkrimin e videos, ku shumë njerëz uruan çiftin.
Genari dhe Cindy prej kohësh janë në një marrëdhënie. Ka qenë vetë moderatorja, e cila ka konfirmuar lajmin në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”. Ajo u shpreh se ishte në një lidhje, të cilën kishte dëshirë ta mbante private, ku shtoi se i pëlqente shumë karakteri i Genarit.
Më pas, në një tjetër intervistë për “Vizioni i Pasdites”, ajo zbuloi se dashuria ishte arsyeja pse jeton në Shqipëri.
“Dashuria është një gjë shumë e bukur. Të dashurosh dhe kur ke dashuri ke çdo gjë. Jam shumë e lumtur dhe mund të jetë një arsye pse kam qenë shumë e gatshme që kam ardhur në Shqipëri”, u shpreh ajo.