Kohët e fundit është përfolur shumë në mediat rozë në lidhje për një ndarje të mundshme mes blogeress Chiara Ferragni dhe këngëtarit italian Fedez.
Ditën e djeshme jashtë shtëpisë së tij para se të nisej me makinë, Fedez foli me korrespondentin e programit Canale 5.
“Jam mirë, faleminderit”, tha ai. “Edhe çfarë nëse po flitet për ndarje? A ka kuptim që të vij dhe t’ju tregoj për problemet e jetës sime? Sipas jush, a dua të luaj me ndjenjat e fëmijëve të mi?”, e pyeti Fedez gazetarin.