Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka kritikuar shtetin e Kosovës pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
Musliu ka thënë se e gjithë kjo histori është e trishtë, po para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet parashtrohen disa pyetje.
Ajo tha se duhet marrë dikush përgjegjësi për këtë rast.
“Faton Hajrizi ishte produkti i sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut. E gjithë historia e tij është e trishtë. Para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet pyetur: A pati ky djalë ndonjëherë një mundësi reale për t’u risocializuar? A u maltretua nëpër burgje apo pati trajtim korrekt? A duhet të marrë dikush përgjegjësi për këtë rast”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.