Faton Hajrizi është varrosur në Klinë të Ulët të Skënderajt.
Qytetarë të shumtë, të veshur me bluza me fotografinë e tij e mbishkrime tjera, ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hajrizit.
Pas tri javësh, autoritetet serbe lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, ndërsa të premtën e 9 gushtit, nëna e tij konfirmoi identitetin e të birit pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.