Kreu i partisë NISMA, Fatmir Limaj, ka ndarë një fotografi me vajzën e tij të vogël, e veshur me uniformën e UÇK-së.
“Në këtë të dielë, vajza ime e vogël Sina zgjodhi të veshë uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në postimin e publikuar krahas fotografisë.
“Ne nderojmë të kaluarën dhe sigurojmë të ardhmen”, vijon tutje postimi.