Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael

14. Juni 2025

Alba shuan çdo dyshim në lidhje me Limin

14. Juni 2025

Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

14. Juni 2025

Shpat Kasapi reagon pas ndarjes nga bashkëshortja – ky është mesazhi i koduar që postoi

14. Juni 2025

Nën efektin e alkoolit dhe drogës, burri në Pejë shtie me armë pas konfliktit familjar

14. Juni 2025

Adelina Tahiri pozon nga pushimet, ‘harron’ të brendshmet

14. Juni 2025

Parada e Krenarisë rikthehet sot në zemër të Prishtinës, ja çfarë pritet

14. Juni 2025

Efi shkon në këtë vend, ndjekësit të shqetësuar: Ruju nga bombat

14. Juni 2025

Zëri i ChatGPT revolucionarizohet – Bisedoni me të si me një mik të vërtetë

14. Juni 2025

Melinda Ademi, aventuriere me të dashurin e saj

14. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Fati i projektligji për ‘TikTok-un’ i pasigurt në Senat
Tech

Fati i projektligji për ‘TikTok-un’ i pasigurt në Senat

26. März 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements
Zërat e djemve të rinj, në mesazhet e lëna për senatorin e Karolinës së Veriut Thom Tillis, janë gazmorë, por mesazhi i tyre është ogurzi.

“Dëgjo, nëse e ndalon ‘TikTokun’, unë do të gjej dhe do të të qëlloj”, thotë një prej tyre, ndërsa në sfond dpgjohen të qeshura dhe zërta të tjerë që thonu “Do të të qëlloj, do të të gjej ku je dhe do të të bëj copa-copa.”

Zyra e Senatorit thotë se ka marrë rreth 1000 telefonata në lidhje me platformën e rrjeteve sociale ‘TikTok’, që kur Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin në mars për të ndaluar aplikacionin popullor nëse pronari i tij me bazë në Kinë nuk shet aksionet e tij në ShBA. ‘TikTok-u’ u ka kërkuar përdoruesve të tij, shumë prej të cilëve të rinj, të telefonojnë përfaqësuesit e tyre për të kundërshtuar miratimin e projektligjit. “Qeveria do të ndalojë platformën që ju dhe miliona amerikanë të tjerë e doni”, thoshte një mesazh nga kompania që shfaqet kur përdoruesit hapën aplikacionin.

Senatori Tillis, i cili mbështet projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve, i raportoi mesazhet në polici. “Ajo që urrej në lidhje me këtë është se kjo tregon ndikimin e madh që platformat e mediave sociale kanë tek të rinjtë”, tha ai në një intervistë.

Fushata e gjerë e lobimit të ‘TikTokut’ është përpjekja e fundit e industrisë së teknologjisë për të shmangur çdo ligj të ri dhe është një luftë që industria zakonisht e fiton.

“Është pothuajse e turpshme” thotë Kryetari i Komitetit të Inteligjencës të Senatit, demokrati nga Virxhinia Mark Warner, ish dfrejtor ekzekutiv nga sektori i teknologjisë, i cili gjithashtu po mbështet projektligjin për ‘TikTok-un’ dhe është përpjekur prej kohësh të nxisë kolegët e tij të marrin masa rregulluese ndaj këtij sektori.

Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve, i cili kaloi me shumicë dërrmuese 362-65 këtë muaj.

Por projektligji tani është duke u përballur me pengesa në Senat, ku ka pak dakortësi për mënyrën më të mirë për t’u siguruar që Kina të mos ketë qasje në të dhënat private të 170 milionë përdorues amerikanë të aplikacionit ose të ndikojë te ata nëpërmjet algoritmeve të saj.

Disa ligjvënës janë të shqetësuar se bllokimi i ‘TikTok-ut’ mund të zemërojë miliona të rinj që përdorin aplikacionin, grup votuesish ky që vlerësohet si vendimtar në zgjedhjet e nëntorit. Por zoti Warner thotë se “debati është zhvendosur” nga diskutimi për një ndalim të plotë një vit më parë, tek projekt-ligji i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili nuk do të bënte ndalim të plotë të ‘TikTok-ut’, por do të detyronte atë, që është tërësisht në pronësi të firmës kineze të teknologjisë “ByteDance Ltd.”, të shesë aksionet e saj në Amerikë që aplikacioni të vazhdojë të funksionojë.

Nënpresidentja Kamala Harris, në një intervistë televizive që u transmetua të dielën, pranoi se aplikacioni gëzon popullaritet dhe se ai është kthyer në një burim të ardhurash për shumë njerëz. Ajo tha se administrata nuk ka ndërmend të ndalojë ‘TikTok-un’, por përkundrazi të merret me pronësinë e tij. “Ne e kuptojmë qëllimin dhe dobinë e tij dhe kënaqësinë që u jep shumë njerëzve”, tha zonja Harris për programin “This Week” të televizionit amerikan ABC.

Republikanët janë të ndarë. Ndërsa shumica e tyre mbështesin legjislacionin për ‘TikTok-un’, të tjerët janë të shqetësuar nga masat e tepërta kufizuese dhe nga fakti që qeveria ka vënë në shënjestër një firmë.

Me shpresën për të bindur kolegët e tyre për të mbështetur projektligjin, senatori demokrat Richard Blumenthal dhe Senatorja republikane Marsha Blackburn u kanë bërë thirrje agjencive të inteligjencës që të deklasifikojnë informacionin në lidhje me pronësinë e ‘TikTok-ut’ nga Kina.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që populli amerikan, veçanërisht përdoruesit e ‘TikTok-ut’, të kuptojnë çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare”, thanë senatorët në një deklaratë të përbashkët.

tik tok
Share. Facebook
Previous ArticleRina jep lajmin e madh
Next Article Si e mësoi gjuhën shqipe Duda Balje:“Takimin e parë e kisha me ushtarë të UÇK, nuk dija qysh me fol”

Related Posts

Zëri i ChatGPT revolucionarizohet – Bisedoni me të si me një mik të vërtetë

14. Juni 2025

Këta janë PIN-at që nuk duhet t’i përdorni – mund të thyehen lehtësisht

27. Mai 2025

„X” me probleme për shumë përdorues në botë

25. Mai 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael

Read More

Alba shuan çdo dyshim në lidhje me Limin

Read More

Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

Read More

Shpat Kasapi reagon pas ndarjes nga bashkëshortja – ky është mesazhi i koduar që postoi

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.