Madonna është paditur sërish për shkak se koncerti i këngëtares nisi me vonesë. Tre vizitorë në shfaqjen e saj në Uashington DC ngritën padi të premten për “një mungesë totale respekti” për fansat e saj, raporton uebfaqja argëtuese Billboard.
Në fillim të këtij muaji, fansat nga Nju Jorku e paditën këngëtaren sepse koncerti i 13 dhjetorit filloi me më shumë se dy orë vonesë, transmeton Indeksonline.
Avokatët e fansave argumentojnë se vonimi i koncertit shkaktoi dëm për njerëzit që duhej të ngriheshin herët për punë ose të kujdeseshin për familjet e tyre. Përveç kësaj, vizitorët kishin vështirësi për të shkuar në shtëpi.
“Të bësh fansat të presin orë të tëra për performancën e saj në një arenë të nxehtë është mungesë totale e respektit për fansat e saj,” thonë avokatët e fansave në Uashington, DC.
“Madonna dhe Live Nation janë në thelb makthi më i keq për konsumatorin. ” Avokatët theksojnë se ankesa nuk bëhet fjalë për pakënaqësi, por për persona që duhej të shkonin në punë ose kishin një dado në shtëpi.