Familja e reperit të ndjerë, Tupac Shakur, ka punësuar ish-avokatin me reperit të njohur Jay-Z, Alex Spiro, për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje në mes të reperit të njohur, P.Diddy dhe vdekjes së yllit të repit, që kishte ndodhur në vitet 90’ta.
Krijuesi i hitit “California Love” u godit me armë për vdekje në moshën 25 vjeçe, ndërkohë që ishte në veturë në një nga rrugët e Nevadas së Las Vegasit, në shtator të vitit 1996, shkruan The Mirror.
Gati 30 vjet pas vrasjes incidenti, ish-lideri i bandës, Duane “Keefe D” Davis, u arrestua në shtator të vitit 2023.
Ai u akuzua për vra’sjen e reperit ndërkohë që u deklarua i pafajshëm.
Keefe D, më parë ka pretenduar se gjykimi i tij do të fillojë në muajin mars të vitit 2025 dhe ka thënë se themeluesi i labelit “Bad Boy Records”, P.Diddy, i kishte ofruar 1 milionë dollarë për ta gjuajtur Tupacun.
Ai i ka bërë këto pretendime në një intervistë që pati dhënë për autoritet e Los Angelesit, në vitin 2008.