Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ditë prej kur është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mes shumë vizitave që kryeministri pati në Amerikë, ai është takuar edhe me komunitetin shqiptar atje.
Derisa një ndejë u organizua në Manhattan të New Yorkut, me shqiptarët që jetojnë atje, Kurti është takuar edhe këngëtaren, Flaka Krelani.
Kjo e fundit ka ndarë fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës në llogarinë e saj zyrtare në ‘Instagram’.
“Me shkëlqesinë e tij, Z. Kurti”, shkroi këngëtarja krah imazheve të postuara.
E në fotot e postuara shihet qartë se si ato janë edituar me fotoshop.
Madje edhe fytyra e kryeministrit Kurti nuk posedon asnjë “rrudhë” të vetme, dhe duket tejet i ri,