Fahri Fazliu, djali i ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, i ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai uroi që të gjithë që po gjykohen në Hagë, të kthehen në atdheun që e çliruan.
Urime Kosovë 17 vjetori i Pavarësisë, Urime shqiptarë kudo që jeni! Urime dhe për ty baboki jonë, Fadil Fazliu.Një respekt i veçantë për të gjithë Çlirimtarët që padrejtësisht po mbahen në Burgun e Hagës. Uroj që të gjithë të ktheheni në atdheun që e çliruat dhe në shtetin që themeluat”, ka shkruar ai.
Krenari e përjetshme të gjithë atyre që kontribuuan për Pavarësinë dhe Lirinë e Kosovës, ka shtuar me tutje ai.