Selektori i Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës që do të luhen në kuadër të ‘’Euro 2024’’.
Ajo çfarë bien në sy në këtë listë është se, Giresse serish ka refuzuar që të ftojë ndonjë lojtarë të Superligës së Kosovës për këto ndeshje.
Duket se lojtarët vendor, nuk kanë mundur ende ti bien në sy dhe ta fitojnë besimin e trajnerit.
Ndeshjet do të zhvillohen në qershor, kundër Rumanisë me 16 qershor, kurse me Bjellorusinë me 19 qershor.