Një debat i fortë ka shpërthyer mes Gertës dhe Rozanës në dhomën e grimit, ku tensioni është rritur gjatë shkëmbimit të fjalëve të ashpra.
Gerta i tha Rozanës: “Merri ilaçet”, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj duke thënë se ato i merr për shtatzëni.
Përplasja verbale vazhdoi me Rozanën që i tha Gertës: “Kësaj here do të dalësh me zarf të zi”, duke lënë të kuptohet se mund të kishte një penalizim të mundshëm. Pavarësisht kërkesës së Gertës që Rozana të largohej kur ajo shkoi për t’u larë, Rozana e ndoqi nga pas.
Në kulmin e tensionit, Gerta e spërkati Rozanën me ujë në fytyrë, duke e lagur plotësisht.
“Mos u bë e dhunshme”, janë fjalët me të cilat Rozana iu drejtuar Gertës, teksa produksioni po i tërhiqte vërejtjen kësaj të fundit.