Avokati Tomë Gashi, ka folur rreth bashkëpunimit mes Vjosa Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndër të tjerash, ai ka thënë se Osmani me nismën e saj “Guxo”, sigurisht që do të jetë pjesë e listës së VV-së.
LEXO EDHE: Kjo është gjendja shëndetësore e nënës së ish-presidentit Thaçi
“Vjosa Osmani me nismën e saj Guxo, do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes, kjo është punë e kryme”, ka thënë Gashi.
Sidoqoftë, ende s’ka pasur ndonjë zyrtarizim as nga taborri i Osmanit e as nga ai i Vetëvendosjes për arritjen e ndonjë marrëveshjeje të mundshme.