Ka një karrierë të gjatë e të suksesshme, por Ermal Fejzullahu mund të themi se definohet më së miri me hitin “Për një dashuri” që u publikua këtu e 15 vite më parë.
Kjo këngë ka arritur të rezistoj edhe përkundër viteve dhe ende dëgjohet e pëlqehet shumë, dhe duke u nisur nga kjo Ermali mendoj ta rikthente në një version të ri.
Për ta bërë këtë Ermali bashkëpunoj me një nga artistët më të pëlqyer të gjeneratës së re, Butrint Imeri.
“Për një dashuri” u pëlqye shumë edhe në versionin e përpunuar, teksa arriti 1 milion klikime në kanalin “Youtube” brenda vetëm një ditë.
Adhuruesit patën nostalgji, e kënga u rikthye në hit.