Ermal Mamaqi ishte i ftuari i parë në emisionin me të ri në Ora News, “Impact” nga Feride Kuqi i cili do të transmetohet çdo të diel, prej orës 20:00.
I pyetur nga moderatorja gjatë bisedës se çfarë mendon ai për “Dancing With the Stars”, duke qenë se dikur e ka moderuar me Amin, për Borën si prezantuese , ai ndër të tjera u shpreh:
“Më pëlqejnë dhe Bora dhe ata. Bora besoj që është në habitatin e vet dhe ja mori dorën edhe kësaj përgjegjësie por është përgjegjësi më e lartë kjo për ta përballuar” tha ai ndër të tjera.