Që kur është bërë pjesë e shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVA3”, Olsi Bylyku ka vendosur të tregohet shumë diskret dhe deri tani nuk ka folur për jetën private apo çështjet e bujshme për të cilat është përfolur në mediat online, ndryshe nga ç’pritej.
E sakaq ditën e sotme produksioni i BBV ka vendosur në shtëpi këngën e tyre të famshme, “Do ditë”.
Të gjithë banorët janë ngritur në këmbë dhe kanë shkuar afër Olsit duke kërcyer nën ritmet e këngës, ndërsa Erjola ishte ajo që e ngacmoi disi këngëtarin.
Pasi i dërgoi një përshëndetje Eglit duke thënë “Egli të duam”, Erjola i afroi dorën Olsit që të ndjente parfumin të cilin ia ka dhënë vetë ajo.
Ky parfumi që po hedh ma ka dhënë Egli si aromë”, ndërsa Olsi duke qeshur ia ktheu “super”.
Këngëtari sërish nuk bëri ndonjë reagim apo koment, por thjesht vazhdoi të këndonte dhe kërcente këngën e tyre.