Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të mërkurën se Irani po mbronte veten kundër sulmeve të paligjshme dhe “të çmendura” të Izraelit dhe asaj që ai e quajti “terrorizëm shtetëror”.
Ai shtoi se vetëmbrojtja e Iranit ishte e natyrshme, ligjore dhe legjitime, shkruan Reuters.
Duke folur para anëtarëve të Partisë së tij në pushtet, AK në parlament, Erdogan tha gjithashtu se Izraeli kishte sulmuar fqinjin e Turqisë, Iranin, pa pritur përfundimin e bisedimeve bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke shtuar se Ankaraja dëshironte të shihte çështjet të zgjidheshin përmes diplomacisë.
Ai deklaroi se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje.