Epoka e “La Casa de Papel” po përfundon! Publikohet trailer-i përmbyllës i serialit!
Bëhuni gati!!! Seriali “La Casa de Papel” ka thyer rekorde shikueshmërie në të gjitha sezonet e tij. “Banda” e udhëhequr nga “Profesori” ka rrembyer zemrat e publikut, kjo për mënyrën sesi janë trajtuar personazhet dhe për natyrën e tyre karizmatike dhe rebele. “La Casa de Papel” rikthehet në 3 dhjetor me volumin 2 të sezonit 5.
Nga traileri i publikuar duket se profesor “Salva” është zhdukur pa lënë gjurmë duke lënë vetëm grupin brenda bankës. Këta të fundit janë ç’tensionuar në qëllimin e tyre për të nxjerrë arin. Menjëherë kanë nisur konfliktet mes grupit teksa idetë e tyre për planin janë të ndryshme. Kujtojmë se volumi 1 u mbyll me vdekjen e një prej aktoreve më kryesore, Tokyo.