Operacioni i kërkim-shpëtimit për personin e zhdukur në fshatin Gorozhup të Komunës së Hasit ka përfunduar mbrëmë në orët e vona, ndërsa pritet të rifillojë sot në mëngjes.
Përmes një njoftimi zyrtar, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim bëri të ditur se: “Kanë përfunduar për sonte kërkimet për personin e zhdukur në fshatin Gorozhup, Komuna e Hasit.”.
Sipas tyre, kërkimet do të vazhdojnë të enjten nga ora 09:00 me angazhim të plotë të të gjitha ekipeve që janë përfshirë në këtë operacion.
“Kërkimet do të rifillojnë nesër nga ora 09:00 me angazhim të plotë të ekipeve tona në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët,”, thuhet tutje në njoftim.