Enca publikon video me gjarpër në krahë: Një kujtim me ish-miqtë
Enca ‘thumboi’ me videon e fundit. Këngëtarja Enca Haxhia është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat çdo herë arrin të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve
Së fundi, artistja ka publikuar një video, në të cilën u shfaq me një gjarpër në krahë, të cilin e krahasoi me ish-miqtë e saj.
“Nje kujtim me ish-miqte 😻😇“, shkruan ajo me ironi, duke mos treguar se për kë saktësisht e ka fjalën.
Ndryshe, Enca ka pak ditë që ka lansuar projektin e ri muzikor me titull “Rakia”, të cilia ia shoqëroi edhe klipin. Kënga e saj u komentua për skenat e klipit, në të cilin shfaqet provokuese bashkë me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Beart Rexhepi.