Enca merr këtë vendim
Enca vendosi të qëndrojë më gjatë në Dubai. Enca Haxhia tash e sa ditë ka shijuar pushimet në Dubai, ndërsa të shumta ishin imazhet që i solli nga atje
Këngëtares i ka pëlqyer shumë qëndrimi në atë vend, saqë e anuloi fluturimin për t’u kthyer në Shqipëri. Këtë gjë e tregoi me anë të një postimi, ku thotë se zemra i tha të qëndronte ende dhe thotë se është dhurata më e mirë që mund t’ia bëjë vetes.
“Parashihej të isha në udhëtim për t’u kthyer në Shqipëri tani, por zemra ime vendosi të qëndoj më gjatë. (Dhurata më e mirë/ investimi që mund të bëni në veten tuaj është të shëtisni botën”, shkruan ajo. Me një tjetër postim, ku po e bënte shqiponjën me duar, Enca ironizoi duke thënë “Me thuaj qe je shqiptar pa me thene qe je shqiptar”. Sa i përket projekteve muzikore, “Nashta” është kënga e fundit e saj, kurse fansat presin me padurim të dëgjojnë një projekt të ri nga Enca.