Modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, 24 orët e fundit i kaloi në Kosovë.
Ajo erdhi në Prishtinë për të marrë pjesë në dasmën e Dafina Zeqirit e cila u mbajt mbrëmë.
Çunmulaj sot postoi fotografi nga Peja duke njoftuar se po largohet nga Kosova me zemrën plot.
“Kosova ime u kënaqa. Edhe pse vetëm 24 orë me ty, mu mbush zemra plot dashuri. Derisa të takohemi përsëri”, ka shkruar modelja e cila tash e disa vite jeton në Amerikë ku edhe ka krijuar familje.