Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, duket se është e pakënaqur me situatën aktuale në Amerikë.
Kjo pasi këto ditë, kontinenti amerikan po përballet me mungesë të ‘baby formula’ – që në ShBA njihet si qumësht i parë, një ushqim i prodhuar dhe i projektuar për ushqyerjen e foshnjave dhe foshnjave nën 12 muajsh, i përgatitur zakonisht për ushqyerje me shishe ose filxhan.
Ajo bëri një reagim në rrjetin social Instagram, duke fajësuar për mungesën e këtij produkti në treg Shtëpnë e Bardhë, gjegjësisht kontinentin e udhëhequr nga presidenti aktual Joe Biden.