Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Vlerësimin e Popullsisë për vitin 2024.
Sipas vlerësimit, gjatë vitit 2024, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 10,888 banorësh. Vendbanimin (komunën) e tyre e ndërruan 21,513 banorë. Kurse, imigruan në Kosovë 9,038 banorë. Derisa emigruan 37,451 banorë.
Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2024 ishte -28,413 banorë. Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 u zvogëlua për 17,525 banorë.
Popullsia e vlerësuar e Kosovës në vitin 2024 ishte 1 585 590 banorë rezidentë.

Të dhënat vjetore statistikore për popullsinë (demografinë) janë themelore për studimin dhe përcaktimin e një game të gjerë analizash. Ato përbëjnë komponentin thelbësor për vlerësimin e llogarive kombëtare, punësimit dhe çështjeve të tjera socio – ekonomike.