Fjalët nuk dalin kotë thotë populli, e mbase kjo shprehje qëndron edhe për këngëtaren e famshme shqiptare Elvana Gjata.
Këngëtarja 37 vjeçare flitet se do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin shqiptar ku do të marrë pjesë për fitore, e më tej të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Ndërkohë kujtojmë se Elvana me të njëjtin synim ka garuar disa vjet më parë në Festivalin e Këngës, me këngën “Me tana”, e teksa të gjithë besonin se do të ishte fituesja, çmimin e rrëmbeu Arilena Ara. Por edicioni i asaj kohe nuk u zhvillua për shkak të pandemisë.