Elon Musk i ka paguar 2.5 milionë dollarë Ashley St. Clair-it, yllit të rrjeteve sociale e cila pretendon se ka sjell në jetë fëmijën e tij. Megjithatë, CEO i Teslas ka ende dyshime për atësinë e djalit.
“Nuk e di nëse fëmija është imi apo jo, por s’jam kundër për ta mësuar. Nuk nevojitet vendim gjykate. Edhe pse nuk e di me siguri, i kam dhënë Ashley 2.5 milionë dollarë dhe do t’i dërgoj 500 mijë dollarë çdo vit”, ka thënë 53-vjeçari në një video në X, ku St. Clair shet makinën e saj Tesla.
St. Clair u fotografua nga paparacët në fundjavë teksa shiste makinën e saj me vlerë 100 mijë dollarë. Ndërsa i dorëzoi çelësat një përfaqësuesi të një kompanie shitjesh, ajo tha: ”Po e shes sepse më duhet të plotësoj shkurtimin e 60% që Elon bëri në fondet e fëmijës sonë”.
Në padinë ndaj Musk, St. Clair ka shprehur siguri se Muski, i cili ka edhe 13 fëmijë të tjerë, është babai i djalit të saj sepse ajo “nuk kreu marrëdhënie seksuale me ndonjë mashkull tjetër gjatë kohës që u ngjiz fëmija”.