Elita Rudi ka falënderuar ndjekësit për mesazhet e shumta në Instagram.
Dy nga çiftet të cilët ishin të ftuar në “Shiko Kush LUAN” ishin Milaim Zeka dhe partnerja
e tij, Edlira Qefalija në anën tjetër ishin Gjiko së bashku me partneren e tij Elita Rudin.
Në emision u zbulua një sekret i përshbashkët i Milaim Zekës dhe Elita Rudit,
“Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana,
e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës
sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falenderoj shumë”, duke falenderuar
mes lotësh Elitën dhe vazhdoi duke i thënë Gjikos se sa me fat është.
LEXO EDHE:
Adriana poston futbollistin, ja mesazhi për kritikuesit
Duket se ky sekret u ka bërë mjaft përshtypje fansave të saj pasi që Elita publikoi
mesazhe tejet të ëmbla që ata i kishin dërguar.
“Faleminderit nga zemra per mesazhet pafund qe mi keni dergu prom dhe sot,
ma keni mbush zemren plot dashuri!!”, tha ajo e emocionuar.