Elita Rudi kohët e fundit nuk është shumë aktive në media me projekte të reja, por ajo qëndron pranë fansave të saj të shumtë përmes rrjeteve sociale, aty ku i informon për më të rejat e saj kryesisht udhëtimet.
E një i fundit nuk i ka shkuar si duhet. Elita ka rrëfyer se ka qenë në Itali dhe bagazhi i saj ka humbur në aeroport.
Ajo ka nisur kërkimet prej ditësh por deri tani nuk ka pasur ndonjë të re dhe ka vendosur që të inicojë rast në Policinë e Kosovës.
Të kujtojmë që pesë ditë pas humbjes së gjësendeve në aeroporte dhe mos gjetjes së tyre, ato konsiderohen të zhdukura, për çka mund të inicohet rast.