Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Protestë kundër bllokadës në Kuvend

17. Juni 2025

Trump për sul’met e Izraelit: Do ta kuptoni për dy ditë

17. Juni 2025

Gjumi ndihmon në rregullimin emocional dhe uljen e stresit

17. Juni 2025

Si të qëndroni të hidratuar gjatë vapës: 5 këshilla të domosdoshme për ditët e nxehta

17. Juni 2025

Zhduket 13-vjeçarja në Ferizaj – nuk është hera e parë që largohet nga shtëpia

17. Juni 2025

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Babai dyshohet se hodhi nga dritarja fëmijën e tij dy-vjeçar

17. Juni 2025

Mes dramës së fundit me Egli Takon, Fifi paralajmëron një tjetër këngë të re

17. Juni 2025

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

17. Juni 2025

Horoskopi për sot

17. Juni 2025

Pas vendimit të gjykatës për Gjikon, Elita reagon: “Sot mbyllet një plagë”

17. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Ekspertët pajtohen: Përkufizimi i obezitetit duhet të ndryshojë
Lifestyle

Ekspertët pajtohen: Përkufizimi i obezitetit duhet të ndryshojë

22. Januar 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ekziston rreziku që shumë njerëz të keqdiagnostikohen si obezë dhe duhet përdorur një përkufizim më i saktë dhe më i detajuar i kësaj sëmundjeje

Më shumë se 50 mjekë nga e gjithë bota kanë mbështetur raportin, në të cilin ekspertët argumentojnë se mjekët duhet të shikojnë shëndetin e përgjithshëm të pacientëve me yndyrë të tepërt trupore, jo vetëm indeksin e masës trupore (BMI).

Personat me sëmundje kronike të shkaktuara nga mbipesha duhet të diagnostikohen me “obezitet klinik”, ndërsa ata pa probleme shëndetësore duhet të diagnostikohen me “obezitet paraklinik”, thuhet në raportin e ekspertëve botërorë, publikuar në revistën shkencore “The Lancet Diabetes & Endocrinology”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën jetojnë me obezitet, andaj ilaçet për humbje peshe janë shumë të kërkuara. Raporti bën thirrje për një “riformulim” të obezitetit për të bërë dallimin midis pacientëve me këtë sëmundje dhe atyre që janë ende të shëndetshëm, por në rrezik të zhvillimit të sëmundjes në të ardhmen.

Aktualisht, në shumë vende, obeziteti përkufizohet si një BMI më e madhe se 30, që është masa që vlerëson yndyrën e trupit bazuar në gjatësinë dhe peshën.

Megjithatë, BMI nuk jep informacion për shëndetin e përgjithshëm të pacientit, nuk bën dallimin midis muskujve dhe yndyrës së trupit dhe as nuk merr parasysh yndyrën rreth belit dhe organeve.

Ekspertët sugjerojnë se obeziteti duhet parë si një sëmundje që prek organet, si zemra dhe mushkëritë, dhe kërkon trajtim me ilaçe, ndërsa personat me “obezitet paraklinik” duhet të marrin këshilla për humbje peshe në vend të mjekimeve dhe kirurgjisë.

Qasja e re do të lejonte të rriturit dhe fëmijët obezë të marrin kujdesin e duhur mjekësor, duke reduktuar kështu numrin e njerëzve që diagnostikohen gabimisht dhe u jepen trajtime të panevojshme.

Share. Facebook
Previous ArticleE zhgënjyer nga dita e parë e Trump si president, industria kripto humbet terren
Next Article Gazetarja i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare!

Related Posts

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

17. Juni 2025

Dietat përkeqësojnë depresionin

16. Juni 2025

Sa duhet të ecni për të humbur peshë?

16. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Protestë kundër bllokadës në Kuvend

Read More

Trump për sul’met e Izraelit: Do ta kuptoni për dy ditë

Read More

Gjumi ndihmon në rregullimin emocional dhe uljen e stresit

Read More

Si të qëndroni të hidratuar gjatë vapës: 5 këshilla të domosdoshme për ditët e nxehta

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.