Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka vendosur që vitin e ri 2024 ta nisë me një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Shkira ka habitur të gjithë ndjekësit në Tik Tok me vendimin për të prerë flokët me duart e saj.
Personazhi i njohur televiziv ka shpjeguar se nuk dallohet për ndonjë flok të shëndetshëm dhe se ato që momentalisht ka, janë extensions.
Kështu që moderatorja ka marrë një palë gërshërë dhe i ka prerë vetë flokët e saj, përpara pasqyrës, ndërkohë që komunikonte me ndjekësit e saj.