Egli Tako ka diskutuar në ditën e sotme (e hënë) me Rozana Radin dhe Livia Brungën për Gjestin.
Ajo ka folur për raportin me të pasi në ditët e fundit ka pasur ulje dhe ngritje në mes tyre.
E njëjta thekson gjatë bisedës se nëse nuk flet ‘i ndikon në gjendjen e saj emocionale’.
Ndër tjerash, banorja thotë që ‘Gjesti është i vetmi njeri që i beson 100 për qind’.
Egli i thotë Livias gjithashtu se kanë folur pas letrës që lexoi, ku Gjesti kishte shënuar disa gjëra dhe kishte fshirë një vizatim të saj.